Nëna ndan fotot e dhimbshme: Motra e madhe ngushëllon të vëllain që po lufton me leuceminë

Një grua ka ndarë në mediat sociale disa foto të dhimbshme me atë të të cilave tregon sesi vajza e saj ngushëllon vëllain e sëmurë me leucemi.

Në gusht të vitit 2018, Beckett Burge u diagnostikua me leucemi akute limfoblastike, një lloj kanceri në gjak që nis tek qelizat e bardha të gjakut në palcën kurrizore.

Në kohën kur u diagnostikuar Beckett ishte vetëm dy vjeç.

Që prej atëherë, djali i vogël e kalon shumicën e kohës në spital, duke iu nënshtruar procedurave të dhimbshme dhe kimioterapisë. Gjatë gjithë kësaj kohe, dashuria dhe mbështetja që i ka dhënë motra e tij, Aubrey ka qenë e papërshkrueshme.

Edhe pse është vetëm 14 muaj më e madhe se i vëllai, Aubrey e ka treguar gjatë kësaj kohë se së është një motër shumë e mirë dhe e pjekur.

Sipas nënës së tyre, Kaitlin Burge, sëmundja e Beckett i ka lidhur shumë dy të vegjlit ndërsa ai e konsideron motrën si shoqen më të ngushtë që ka.

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

Leave a Reply