Nëse Vetura Juaj Harxhon Shumë Karburant, Kontrolloni Këta Faktorë

Konsumi i lartë i karburantit vjen si rezultat i disa faktorëve. Lista vazhdon e vazhdon por janë disa faktorë kryesorë që ndikojnë në përkeqësimin e këtij problemi.

Konsumi më i lartë sesa mesatarisht do të thotë se makina juaj nuk po funksionon siç duhet dhe do të përfundoni duke shpenzuar më shumë para duke mbushur makinën me karburant.

Këto janë shkaqet kryesore të konsumit të lartë të karburantit.

Presioni i gabuar i gomave mund të shkaktojë konsum të lartë karburanti. Gjithashtu është një prej faktorëve më të lehtë për tu adresuar. Kontrolloni periodikisht presionin e gomave. Gomat duhet të jenë të fryra sipas rekomandimeve të prodhuesit të makinës dhe jo presionit maksimal që tregon vetë goma.

Sensorë oksigjeni dhe filtra të dëmtuar mund të rrisin konsumin e karburantit me 20%. Sensorët e oksigjenit ndihmojnë në miksimin e ajrit dhe karburantit dhe mungesa e balancës mes tyre mund të rrisë konsumin. Filtrat e ajrit bllokohen nga papastërtitë dhe duhet të pastrohen një motori të funksionojë në performancën e duhur.

Përdorimi i kondicionerit rrit gjithashtu konsumin sepse kompresori që kryen ftohjen e ajrit ka efekt parazitik mbi rripin e dinamos. Në rrugët qytetase kur nuk është i nevojshëm rekomandohet fikja e kondicionerit për uljen e konsumit ndërsa në rrugë të gjata ku ecin me shpejtësi është e rekomanduar të mbahen dritaret e mbyllura.

Një prej shkaqeve kryesore të konsumit të lartë është edhe stili juaj i drejtimit të makinës. Nëse përshpejtoni vazhdimisht dhe jeni shofer agresiv, më shumë karburant do të përdoret. E njëjta vlen edhe kur shkelni pedalen e gazit në neutral.

Shumë njerëz shpërdorojnë karburant duke lënë makinën të ndezur në vend. Ka prej atyre që kur ndezin makinën në mëngjes e lënë për disa minuta për tu ngrohur motori. Në të vërtetë nuk duhen më shumë se 30 sekonda për të ngrohur motorin e makinës.

Lloji i vajit të motorit që hidhni në makinën tuaj mund të ndikojë në konsumin e karburantit duke e rritur deri në 12%. Duhet të përdorni vajra të cilët janë të mirë në reduktimin e fërkimit. Ose përdorni vaj sintetik ose vajin që sugjeron manuali i prodhuesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *