Si në filma, shitëset trimëresha ‘zbythin’ grabitësin e armatosur në Tiranë (VIDEO)

Një ngjarje gati si nëpër filma është regjistruar ditën e sotme në Tiranë, ku dy vajza të guximshme kanë parandaluar një vjedhje. Tentativa e grabitjes ka ndodhur pasditen e sotme në një dyqan argjendarie, rreth orës 17:56 në rrugën ‘Muhamed Gjollesha’, përballë shkollës ‘Sabaudin Gabrani’.

“BalkanWeb” ka arritur të sigurojë pamjet nga kamerat e sigurisë së dyqanit, ku shihet skena e frikshme. Në pamjet në fjalë duket një person, i veshur me bluzë me kapuç dhe kapele në kokë, ndërsa hyn brenda në dyqan duke kërcënuar me pistoletë. Të kapura në befasi, dy vajzat që qëndrojnë pas banakut, kanë nisur të ulërasin, ndërsa njëra prej tyre ka nxjerrë prej sirtarit një sprai, duke ia drejtuar hajdutit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *