Gjermania hapi 370 mijë vende pune për të huajt

Gjermania ka mbërritur një nivel rekord punësimi të evropiano-lindorëve. Në 50 për qind të vendeve të punës të krijuara në këtë vend punësohen të huaj, e shumica vijnë nga Polonia e Rumania.

Duke iu referuar shifrave nga Agjencia Federale e Punës, “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung” shkruan se, në korrik të këtij viti, numri i të punësuarve në Gjermani u rrit me 700 mijë vetë krahasuar me një vit më parë. I njëjti burim sqaron se, gjysma e tyre, apo rreth 370 mijë vetë janë të huaj per te aplikuar shtip nerek.klam.

Pjesën dërrmuese të këtyre të fundit e përbëjnë të punësuarit nga vendet lindore të BE-së. Sa iu takon shteteve jugore, niveli më i lartë i punësimit rezulton ai i qytetarëve nga Greqia, Italia, Portugalia e Spanja. Ka edhe një rritje të numrit të refugjatëve të punësuar, ndonëse kjo është më modeste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *