Gjarpëri gjigand i hyn në banesë, llahtariset qytetari nga Berati

Vera është stina e vetme e vitit ku shumica e njerëzve zgjedhin të pushojnë, të shkojnë nëpër plazhe për të marrë rreze dielli, apo për t’u freskuar.

Po përveç aspekteve pozitive që kjo stinë ka, një nga rreziqet më të mëdha që sjell me vete vera, është prania e gjarpërinjve.

Duhet theksuar se pjesa dërrmuese e njerëzve tmerrohen nga ky zvarranik i frikshëm, kafshimi i të cilit mund të rezultojë fatal në shumicën e rasteve.

Një qytetar ka dërguar në redaksinë e JOQ Albania foton e një gjarpri gjigand, i cili është rreth 2.5 metra i gjatë.

Ai është kapur sot në një shtëpi në Berat, ndërsa siç shihet dhe në foto, madhësia e tij të llahtaris.
Mesazhi i plotë:

Gjarper 2.5 meter, u kap ne nje shtepi Beratase. Mbase dhe kuriozitet per ndjekesit tuaj.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *