Boksieri shqiptar e “fundos” kundërshtarin serb me një goditje

Boksieri shqiptar Ferit Keta fitoi me “KO” në raundin e tretë ndaj rivalit serb Slavoljub Mitic, sfidë e zhvilluar në Maltë. Kjo është fitorja e 13-të me radhë për boksierin 30-vjeçarshqiptar, që nuk ka pësuar ende asnjë humbje në karrierën e tij si profesionist.

Një duel i dominuar nga Keta, të cilit i mjaftuan 3 raunde për të hedhur në tapet rivalin serb, që pësoi humbjen e 10-të në karrierë (ka edhe 10 fitore). Goditjet e forta të Ketës shin vendimtare në këtë sfidë, me shqiptarin që nuk i dha asnjë shans rivalit të fitojë.

Edhe pse Ferit Keta nuk pati shumë kohë për t’u përgatitur për këtë duel, ai tregoi një formë të mirë sportive. I stërvitur nga vëllai i tij, Gjetan Keta, boksieri kuqezi u tregua i sigurt në ring, duke qenë i saktë në goditjet e tij dhe e meritoi këtë triumf, duke mbajtur lart flamurin shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *