Vuçiq lutet: Hiqeni taksën se po e vuajmë si shtet, 40 milionë euro humbje

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, nuk rresht së kërkuari që Qeveria e Republikës së Kosovës të pezullojë vendimin për taksë ndaj produkteve serbe. Sipas tij, pa u hequr ai vendim nuk do të vazhdojë dialogu në Bruksel. ‘Është e rëndësishme për ne që të hiqet taksa, sepse dëmi është 40 milionë euro, që po e vuajmë ne si shtet”, ka thënë ai. Vuçiq thotë se përderisa të mos ketë një marrëveshje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ka rrezik që të ketë tensionime të situatës, shkruan B92, transmeton Gazeta Express. Per te pare videon shtip nerek.kllam

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *